Transmetuar më 11-04-2018, 08:42

Një nënë e re 25-vjeçare përfundoi në prangat e policisë, për shkak se i dha ushqim me marijuanë të bijës vetëm 1 vjeçe.

Është kjo ajo që ka ndodhur në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë së dielës.

Alaina Marie Limpert, 25 vjeçe nga Tempe, gatoi makarona me djathë dhe gjalpë.

Mes përbërësve të gatimit ishte dhe tetraidrocannabinolo (THC), një element i marijuanës.

Kur vajza nisi të kishte reagime ndaj ushqimit, prindërit nisën të qeshnin dhe nuk u shqetësuan aspak për ta dërguar në spital.

Por e vetmja gjë që bën, ishte që e futën në ujë të ftohtë për ta përmendur, shkruan noa.al.

25-vjeçarja, e cila është nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë, u arrestua për abuzim me të miturit dhe posedim marijuane.

Gjithçka pasi një i afërm i çiftit pa gjithçka, duke lajmëruar policinë. /a.y/noa.al