Transmetuar më 11-04-2018, 08:11
Publicitet

Një foshnjë e sapolindur u braktis në një puset, ndërkohë që shpëtoi për mrekulli.

Vogëlushja u pa rastësisht nga 63-vjeçarja Charmaine Keevy, teksa po shëtiste këtë të hënë, duke dhënë alarmin.

Foshnja e kishte ende kërthizën të paprerë, ndërkohë që një video e ambienteve përreth ka filmuar dy gra.

Gruaja kishte dalë për shëtitje me qenin, në rrugët e Port Elizabeth, në Afrikën e Jugut, kur pa diçka të çuditshme. Menjëherë qeni i saj nisi të lehte, ku gruaja zgjati kokën në piset dhe gjeti vogëlushen, shkruan noa.al.

Foshnja ishte e zhveshur dhe e ftohtë, ndërkohë që ishte mbuluar nga milingonat.

Por fatmirësisht pas dërgimit në spital mundi të mbijetojë, ndërkohë që shfaqi disa probleme në frymëmarrje.

Sakaq policia po bën këqyrjen e pamjeve filmike për të zbuluar gruan që e braktisi. /a.y/noa.al