Transmetuar më 10-04-2018, 22:48

Skuadra e Romës do e mbajë mend gjatë mbrëmjen e sotme.

Kryeqytetasit italianë kanë arritur të kualifikohen në gjysmëfinaalen e Ligës së Kampioneve përballë Barcelonës.

Roma arriti të fitojë me rezultatin 3-0 përballë Barcelonës në ndeshjen e luajtur në “Olimpico”.

Golat për Romën u shënuan nga Dzeko, De Rossi, Manolas.

Kujtojmë që takimi i një jave më parë, ërfundoi me rezultatin 4-1 në favor të katalanasve.

Në takimin tjetër Liverpool, ka fituar me rezultatin 2-1 në transfertën përballë Manchester City, duke kaluar në gjysmëfinale.

Kujtojmë që takimi i një jave më parë, përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të Liverpoolit./a.k/noa.al/