Transmetuar më 10-04-2018, 19:45

Flokët janë një pjesë e dobët për gratë dhe vajzat, dhe jo pa qëllim iu kushtojnë një pjesë të mirë të kohës së tyre.

Në jo pak raste përdoret edhe si justifikim për vonesat e mundshme.

Kemi dëgjuar shpesh që vajzat ankohen se folku i tyre ka një rritje të ngadaltë. Epo, e keni vetë në dorë dhe më poshtë po ju japim disa këshilla se si të kujdeseni që floku të rritet më shpejt.

1.Së pari, problemi që bëjnë shumë femra është larja e flokut, sidomos kur është i yndyrshëm.

Këshillohet që flokët të lahet maksimumi 2 herë në javë, duke qënë se larja e tepërt i dëmton ata. Flokët e yndyrshëm trajtojini me uthull molle, ose përdorni pak pudër bebeje për të reduktuar yndyrën.

2.Së pari, problemi që bëjnë shumë femra është larja e flokut, sidomos kur është i yndyrshëm.

Këshillohet që flokët të lahet maksimumi 2 herë në javë, duke qënë se larja e tepërt i dëmton ata. Flokët e yndyrshëm trajtojini me uthull molle, ose përdorni pak pudër bebeje për të reduktuar yndyrën.3.Duhet t’i kushtoni shumë rëndësi edhe ushqimit të shëndetshëm, pasi produkte të caktuara (peshku psh) ndikojnë tepër në rritjen e flokëve.

Ju këshillojmë të konsumoni produkte me përmbajtje hekuri, kalciumi dhe magnezi.4.Një tjetër gabim është edhe furça e flokëve, e cila, nëse nuk është cilësore, mund ta dëmtojë flokun duke e këputur.5.Gjithashtu, ju këshillojmë të aplikoni edhe maska të ndryshme rigjeneruese, të cilat i japin shkëlqim, forcojnë dhe zgjasin flokun.

I këshillueshëm është vaji i kokosit dhe vaji i arganit, por në mungesë të tyre mund të përdoni edhe vajin e ullirit. Masazhojeni mirë në mënyrë që të rrisni qarkullimin e gjakut dhe maska të ketë më shumë efekt. Kujdesuni që të shmangni sasinë e tepërt në pjesën e rrënjëve, sepse përbën rrezik për shtimin e yndyrës. /k.k/noa.al/