Transmetuar më 10-04-2018, 18:56

Një çift shqiptar dhe nipi janë arrestuar nga autoritetet italiane, me akuzën e trafikimit të drogave të rënda.

Anëtarët e familjes u ndaluan në një banesë në lokalitetin Giulianello di Cori, provincë e Latina në Itali, banesë e cila sipas të dhënave përdorej si bazë për shpërndarjen e kokainës.

Në pranga, sikurse konfirmon noa.al, kanë rënë burri 41-vjeçar, N.A., gruaja e tin 37-vjeçare, M.A. dhe djali i moshës 19 vjeç, D.A.

Un appartamento per spacciare cocaina, blitz della polizia: tre arresti

Identitetet e plota nuk janë bërë publike për arsye hetimi.

Nga banesa e tyre furnizoheshin me drogë jo vetëm shqiptarë, por edhe shtetas nga qytetet e fshatrat pranë.

Gjatë kontrollit në banesë u gjet rreth 50 gram kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, materiale për paketimin e saj, pershore elektronike, celularë dhe 350 euro. /k.k/noa.al/