Transmetuar më 10-04-2018, 12:34

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj autokolonës që shoqëronte ish- boksierin amerikan, Floyd Mayweather.

Sipas policisë amerikane një truprojë mbeti i plagosur teksa u ndeshën nën breshërinë e armëve në qytetine e Atlantas.

Gregory La Rosa u qëllua në këmbë, por doli vetëm pas 3 orësh nga spitali, deklaroi policia në njoftimin zyrtar.

Mayëeather besohet të ketë qenë në një tjetër automjet, ndaj dhe i ka shpëtuar pa probleme këtij incidenti.

Incidenti nuk duket të ketë qenë rastësi, por mjeti i La Rosës ka qenë në shënjestër, edhe pse nuk dihet me saktësi arsyeja.

Grupi i Mayweatherit u largua nga një restorant në orët e para të mëngjesit, pasi kishin qenë më parë edhe në një klub nate.

Zëdhënësi i policisë, Donald Hannah tha se nuk dihet nëse një incident i ndodhur më herët gjatë pasdites kishte qenë shkak i të shtënave me armë./m.sh/noa.al/