Transmetuar më 10-04-2018, 12:11

Rritja e çmimeve në grupin e artikujve ushqimore me 3.1 për qind në muajin mars ka qenë me e larta ndër të gjitha grupet e artikujve të tjerë të shportës së mallrave të konsumit.

INSTAT raportoi sot se në mars 2018 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0 %.  Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,18 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,45 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje secili.

 Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili.

Krahasuar me muajin Mars 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,9 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,8 %, “Transporti” me 1,3 %, “Komunikimi” me 1,0 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 %, “Shërbimi arsimor” me 0,6 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,5 %, etj.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 15,4 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 7,7 %, “peshk” me 4,4 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 0,8 %.

Ndryshimi mujor i indeksit është +0,3 %. Krahasuar me muajin Shkurt 2018 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 1,0 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, etj.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” shënuan një ulje prej 0,9 %, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4 %, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4 %./Monitor