Transmetuar më 10-04-2018, 10:36
Publicitet

Fundjavën e kaluar derbi i Manchesterit mes Cityt dhe United ofroi një ndeshje spektakolare.

Pjesën e parë "qytetarët" fitonin me rezultatin 2-0, ndërsa në përfundim të takimit United u shpallën "heronj" duke kthyer rezultatin në 2 - 3.

Por në lidhje me këtë ndeshje një ngjarje e pazakontë raportohet nga Kenia.

Gjatë fundjavës së kaluar dy miq nënshkruan një letër me një bast të çuditshëm.

Njëri prej shokëve besonte aq shumë se skuadra e Manchester Cityt do ta fitonte ndeshjen saqë e vuri në bast gruan e tij.

Amani Stanli i premtoi shokut të tij se në rast që City nuk fiton, ai do të mund ta merrte për një javë gruan e tij dhe të bënte çfarë të donte me të.

Ndodhi ajo që City nuk fitoi, përkundrazi ata humbën tërë ndeshjen.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur më tej.../m.sh/noa.al/