Transmetuar më 09-04-2018, 19:35
Publicitet

Artistët e Teatrit Kombëtar janë mbledhur sërish sot për të kundërshtuar shembjen e godinës ekzistuese. Në këtë takim u prezantua edhe një projekt i artistëve për rikonstruksionin e godinës ekzsistuese.

I pranishëm ishte edhe artisti i madh Bujar Asqeriu i cili dha një mesazh të fortë për politikën.

Ai solli shembujt e rilindasve të atheut të cilët sipas Asqeriut u sakrifikuan për vendin, ndërsa theksoi se politikanët e sotëm janë pasuruar nga paratë e popullit që kanë vjedhur.

 “Politikanët i kanë fshehur, se di ku i kanë futur lekët. Ti dorëzojnë në thesarin e shtetit. E para lajnë mëkatet dhe ta tregojnë njëherë veten burra, si Rilindasit, si burrat e Rilindjes Kombëtare që shkrin pasurinë e tyre për të bërë Shqipërinë, ndërsa këta shkrinë pasurinë e shtetit për veten. Do shihni jo një teatër por 10 teatro. E dyta; jam i sigurt se diaspora jonë, shqiptarët që punojnë në gjithë botën po ti bësh thirrje të japin nga 5 euro, reagojnë. Jam i bindur që s’ka shqiptar dhe biznes që mos të paguajë 5 euro. Kështu shteti shqiptar vë në dijeni dhe se si punojnë shqiptarët. Arka për të ndërtuar një teatër, jo në këtë vlerë, por do të bëhet. Ju falënderoj për përkrahjen, teatri është i Tiranës, i shqiptarëve, i qytetarëve. Ndaj ta duam se sot dhe më shumë se kurrë kemi nevojë për ndjesi dhe shpirt”, tha Asqeriu./a.m./noa.al/