Transmetuar më 09-04-2018, 18:14

Mbase do ju duket e shpifur, por të konsumoni kivin me gjithë lëkurë sjell disa përfitime shëndetësore. Nëse nuk e keni menduar asnjëherë këtë gjë, përpiquni ta provoni.

Sipas disa studimeve, është arritur në konkluzionin se lëkura e kivit mbart vlera të pasura ushqyese, madje edhe më shumë se vetë tuli i saj.

Është e vërtetë se lëkura e saj ka një push që e bën atë të pakonsumueshme, por ju mund ta pastroni atë.

Lëkura e kivit është e pasur me vitaminat A,C, E dhe kalium, që bën të mundur rregullimin e nivelit të hormoneve. Po ashtu, ka ndikim të mirë te presioni dhe funksioni i enëve të gjakut.

Lëkura e kivit po ashtu është e pasur me antioksidantë të fuqishëm, që kanë veti anti-alergjike, anti-kancer dhe anti-inflamatore./a.m./noa.al/