Transmetuar më 09-04-2018, 14:32

Të mbushura me vitamina, minerale e vlera të shumta ushqyese që ndihmojnë trupin tuaj të funskionojë më së miri, këto ushqime të shëndetshme janë rruga e duhur për një lëkurë me shkëlqim. Dermatologët kanë zbuluar katër ushqimet më të mira për lëkurën, të cilat hidratojnë, luftojnë rrudhat, njollat dhe puçrat.

Bajamet- Bajamet janë plot me vitaminë E dhe mund t’ju ndihmojnë të ruani lëkurën e shëndetshme. Gjithashtu vitamina E mund të mbrojë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga dielli.

Çokollata- Lajm i mirë për ata që e duan çokollatën, magjia e saj në lëkurë. Kakao përmban flavonole të cilat luftojnë tharjen e lëkurës duke parandaluar humbjen e lëngjeve në sipërfaqe të saj. Flavonolet e kakaos përmirësojnë gjithashtu edhe qarkullimin e gjakut, kështu transportohen më mirë lëndët ushqyese dhe oksigjeni në lëkurë. Më pëlqen çokollata e zezë, që përmban rreth 70% kakao, dhe konsumoj 1 në ditë”, shprehet Arielle Kauvar, drejtuesja e klinikës ‘New York Laser & Skin Care’.

Karrota- Karrota është një produkt ushqimor që ka një rol të rëndësishëm në organizmin tonë. Një copë karrote përmban shumë vitamina dhe kalori, ajo ka 52 kalori dhe nuk ka kolesterol. Duke qenë se përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale, karrota është edhe një ilaç mjaft efikas kundër problemeve të shumta të lëkurës, si edhe një prej elementeve më të rëndësishme kundër plakjes.

Uji- Një person që pi ujë mjaftueshëm ka një lëkurë të shkëlqyeshme pa marrë parasysh ngjyrën e lëkurës së tij./b.l/noa.al/