Transmetuar më 09-04-2018, 13:59

Kërkimet e fundit në Amerikë kanë arritur në zbulimin se shkaktare e presionit të të lartë të gjakut është sheqeri dhje jo kripa.

Ata argumentojnë se nivelet e larta të sheqerit ndikojnë në një zonë kyç të trurit që shkakton rrahjet në zemër dhe shpeshton dhe presionin e gjakut i cili rritet.

Shkencëtarët nga Nju Jork dhe Kansas kanë nxjerrë në pah një studim të kohëve të fundit të 8670 të rriturve franceze në të cilën nuk gjendet asnjë lidhje midis kripës dhe presionit të lartë të gjakut.

Për vite të tëra publikut iu bë thirrje që të zvogëlojë futjen e kripës në ushqime dhe sipas udhëzimeve të shtetit duhet të kufizohej në një lugë çaji në ditë kripë.

Ekspertët thonë se kjo rrit rrezikun e goditjes me një të katërtën dhe ajo ka qenë fajësuar për 3 milion vdekje në mbarë botën çdo vit.

Por në American Journal sipas Dr James DiNicolantonio u tregua se ishte sheqeri që rriste presionin në gjak dhe jo kripa.

Ky nocion është mbështetur nga analizat të kontrollit randomized (studime në shkallë të gjerë) që sugjerojnë se sheqeri është i lidhur më fort me presionin e gjakut të njerëzve se sa sodiumi i kripës./b.l/noa.al/