Transmetuar më 09-04-2018, 13:54
Publicitet

Brenda vitit 2021 do të ndërtohet hoteli i parë luksoz në hapësirë. Është kjo ajo që ka lajmëruar një kompani amerikane në Houston, e cila synon të krijojë një hotel Aurora Station me përmasa 10 me 4.2 metra, si mënyrë për të mikpritur katër udhëoarë dhe dy anëtar ekuipazhi.

Udhëtarët do të qëndrojnë për 12 ditë, rreth 320 kilometra larg tokës me një kosto prej 9.5 milionë dollarësh për kokë, ose thënë ndryshe 791 mijë dollarë nata.

“Duam të dërgojmë njerëzit në hapësirë, pasi është kufiri final i qytetërimit”, shpjegoi themeluesi i kompanisë, Frank Bunger.

Orion Span synon të reduktojë nga 24 në tre muaj, stërvitjen e nevojshme për të përgatitur udhëtarët të shkojnë në hapësirë, duke ulur për rrjedhojë edhe kostot.

Kompania siç shkruan noa.al, i siguron vizitorët se do të shijojnë euforinë e gravitetit zero dhe se do të marrin pjesë në eksperimentet e kërkimeve, se si të rrisin ushqim në orbitë. /a.y/noa.al