Transmetuar më 09-04-2018, 13:42
Publicitet

Kur kanë mbetur vetëm dy muaj kohë nga fillimi i Botërorit në Rusi, drejtuesit e federatës japoneze vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin 65-vjeçar, Vahid Halilhodzic.

Ky vendim erdhi si pasojë e dy rezultateve jo të mira në sfidat miqësore, barazimi 1-1 me Malin dhe humbja 2-1 me Ukrainën, të dyja skuadra të cilat nuk janë kualifikuar në Botëror.

Boshnjaku u ul në stolin e Japonisë në Mars të 2015-ës, pasi drejtoi Algjerinë deri në 1/8-at e Botërorit të Brazilit.

Japonia në fazën e grupeve në Botërorin e Rusisë, do të përballet me Kolumbinë, Senegalin dhe Poloninë.

Ndërkohë vetëm pak orë më parë u zyrtarizua edhe zëvendësuesi i boshnjakut në pankinë, që do të jetë veterani japonez, Akira Nishino.