Transmetuar më 09-04-2018, 13:02

Dy ditë më parë ish- sulmuesi i Kombëtares, Xhevahir Sukaj shënoi një "xhevahir" të vërtetë nga mesi i fushës, në fitoren 4 – 0 të Vllaznisë përballë Lushnjës.

Por duket se si goli i Sukajt u shënua edhe një tjetër në Bosnjë, ndërsa ajo ç’ka është më e bukur është fakti se u realizua nga një portier.

Gardiani i portës së Zeljenicarit, ekip në Bosnje-Hercegovinë, shënoi golin më të bukur të javës në Evropë.

Në sekondat e fundit të takimit, portieri kishte avancuar për të hedhur një top të gjatë në zonën kundërshtare, por pasimi i tij nga 60 metra përfundoi në rrjetë, pasi topi u përplas çuditshëm në tokë.

Ky ndoshta mund të shënohet edhe në listën e golave pretendentë për të marrë trofeun që jepet në fund të vitit./m.sh/noa.al/