Transmetuar më 09-04-2018, 10:58
Publicitet

Në çdo lulishte për çdo ditë mund të shihni zonjat e Bashkisë së Tiranës të cilat kujdesen dhe i mirëmbajnë, duke bërë të mundur që kushdo që vendos të çlodhet, të shijojë jo vetëm bukurinë, por të vlerësojë edhe pastërtinë.

Me ardhjen e pranverës, Bashkia ka filluar rehabilitimin e të gjitha lulishteve të kryeqytetit, duke i shprehur në këtë mënyrë dashurinë Tiranës, nëpërmjet luleve  shumë-ngjyrëshe që po mbillen çdo ditë.

Kur puna ndërthuret me dashuri, rezultati është i dukshëm. Provë për këtë janë edhe këto lulishte që mund të shihni në këto foto si te Piramida, te vëllezërit Frashëri etj, aty ku mirëmbajtja nuk ndalet as edhe një ditë të vetme.

Lulishteve nuk mund t’i mungojë as krasitja dekorative, gjë e cila ia shton më shumë bukurinë përmes formave artistike që marrin bimët nga duart e mjeshtrave të ndërmarrjes Nr.1./b.l/noa.al/