Transmetuar më 09-04-2018, 09:53

Dy ditë më parë një aksident automobilistki i mori jetën gjysmës së një ekipi të hickeyt në Kanada.

Ndërsa dje u raportua një tjetër ngjarje e rëndë.

23-vjeçari belg Michael Goolaerts ka pësuar atak kardiak gjatë garës se çiklizmit duke humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës, në trajektoren Paris-Roubaix, ku çiklisti belg ishte pjesë e skuadrës Verandas Willems-Crelan.

Çiklisti është parë i shtrirë në tokë pas një aksidenti dhe menjëherë i është dhënë ndihma e parë e më pas është transportuar në spitalin e Lilës, por për fat të keq ka ndërruar jetë.

"Goolaerts ndërroi jetë pas një ataku kardiak. Pranë tij ishin familjarët. Ndërhyrja mjekësore nuk mundi ti shpëtojë jetēn", thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar nga ekipi i tij.

Atij i është dhënë ndihma me defribilator nga stafi mjekësor i garës, përpara se të transportohej në Lile.

Dy ditë më parë skuadra e të rinjve të hockey nga akull "The Humboldt Broncos" po udhëtonin në autostradë në veri të Tisdale, në provincën e Saskatcheëan, teksa u përplasën nga një kamion dhe për pasojë 14 prej tyre ndërruan jetë./m.sh/noa.al/