Transmetuar më 08-04-2018, 22:51

Skuadra e Milanit ka bërë hap fals mbrëmjen e sotme ku ka marrë vetëm një barazim në “San Siro” përballë Sassuolos.

Ky barazim e mban 8 pikë larg zonës së Ligës së Kampioneve.

Pjesa e parë e këtij takimi përfundoi pa gola 0-0 pavarësisht se sulmet ishin më të mëdha nga kuqezinjtë.

Fillmisht kanë kaluar miqtë në avantazh me anë të Politanos në minutën e 75’, ndërsa Milani ka arritur të barazojë në minutën e 85’ me anë të Kalinic.

Ekipi i Gattusos deri tani ka grumbulluar 52 pikë dhe pozicionohet në vendin e gjashtë./a.k/noa.al/