Transmetuar më 08-04-2018, 18:50

Nga Artan Fuga

Unë nuk merrem si profesion me politikë, as nuk jam deputet, të di nëse duhen apo jo ndryshime politike tani, sot.

Kjo është punë e politikanëve, deputetëve, ambasadorëve, analistave.

Por, teknikisht, si studjues, si njeri në lidhje shumë të gjera me opinionin publik të vendit, jam i sigurt se qeveria Rama 2 ka sëpaku nevojë uluritëse për ndryshime në poste ministrash.

Ka reforma që nuk po ecin, ndjesa publike e kryeministrit është pozitive, por mos harrojmë se nga gabimi i burokratëve autistë që ai ka poshtë, rreth, dhe mbi kurriz të tij, u rraf me kamzhik populli i Kukësit. Kush nuk po i mbaron rrugët?

Kush përgjigjet për politikat fiskale të gabuara në atë taksë?

Kush nga ministrat provon me parametra teknikë se ka arritur ta justifikojë punën e vet?

Unë nuk e di, por di që pas ndjesës publike që shoqëroi dramën kukësiane, vendi ka nevojë të shohi të paktën, të paktën, ndryshime ministrash.

Ore po zëvendëskryeministër ka kjo qeveri?

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al