Transmetuar më 08-04-2018, 18:29

Një ndeshje ku pamë spektakël, gola, shumë raste por edhe kartona. I tillë ishte derbi i Madridit mes Realit dhe Atletikos që në fund u ndanë në barazim më shifrat 1-1.

Golat u shënuan nga yjet e ekipeve, Ronaldo për Realin i cili kaloi klubin mbretëror në epërsi dhe Griezman për Atletikon që riktheu barazpeshën.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Ndërkohë në filllimin e pjesës së dytë Ronaldo realizoi për Realin, avantazh që zgjati vetëm pak minuta, pasi Griezman barazoi.

Pas kësaj ndeshjeje Atletiko mbetet në vendin e dytë më 68 pikë ndërkohë ndjek Reali i treti me 64 pikë./a.m./noa.al/