Transmetuar më 08-04-2018, 18:04

Më të pasurit vijojnë të pasurohen edhe më tej ndërkohë që të varfrit po varfërohen akoma më shumë.

Sipas statistikave zyrtare, 3.7 % e depozituesve në bankat e vendit kanë më shumë se gjysmën e parave.

Kjo tregon se pabarazia në vendin tonë vijon të thellohet me shpejtësi. Agjencia e Sigurimit të Depozitave konfirmon në raportin e dërguar në Kuvend se tendenca vijoi e njëjtë në vitin 2017.

Rezulton se në banka janë të depozituara 5.3 miliardë dollarë nga kjo pakicë e të pasurve.

Rreth 92 mijë individë zotërojnë më shumë se gjysmën e pasurisë ndërsa 2 milionë e 300 mijë depozitues të tjerë zotërojnë pjesën tjetër prej 3.9 miliardë dollarësh.

Sipas të dhënave, vetëm 10 depozituesit më të mëdhenj zinin 6.1 % të totalit të llogarive.

Në bankat e vendit janë të depozituara gjithsej 9.2 miliardë dollarë./a.m./noa.al/