Transmetuar më 08-04-2018, 17:09

Napoli ka arritur të marrë një fitore të vuajtur në shtëpi ndaj Chievos duke mbajtur ende gjallë shpresat për titullin kampion.

Skuadra e Sarrit triumfoi me shifrat 2-1 në stadiumin “San Paolo”.

Të parët kaluan miqtë në epërsi me golin e Stepinski në minutën e 73-të.

Milik barazoi shifrat në të 90-tën ndërkohë goli i fitores u shënua në minutën e 93-të nga Amadou Diawara.

Pas kësaj fitore dramatike, Napoli ka shkuar në kuotën e 77 pikëve, katër më pak se Juventusi i vendit të parë./a.m./noa.al/