Transmetuar më 08-04-2018, 16:10

Numri i personave me probleme me sytë po rritet me shpejtësi. Mbajtja e syzeve optike nuk është fort e pëlqyeshme për shumë persona dhe teknologjia ka dhënë një zgjidhje, lentet.

Por me përdorimin e lenteve ju bëni disa gabimet të rënda që i kushtojnë shëndetit të syve.

1- Nuk duhet të flini me lente. Kur të zgjoheni do ndjeni se sytë i keni të thatë dhe shikimin e turbullt. Shmangni lentet në gjumë. Nuk bëjnë gjë veçse ju irritojnë.

2- Jo dush apo not me lente. Uji mund të ketë papastërti dhe të sjellë irritimin e syve. Bëni kujdes, rrezikoni deri në verbim.

3. Nuk duhet të përdorni ujë të pafiltruar për të larë lentetNjë veprim i tillë mund të shkaktojë probleme serioze tek sytë tuaj. Uji i çezmës nuk është steril ndërkohë lentet e kontaktit duhen larë vetëm me solucionin e tyre.

4. Nuk dihet t’i mbani pasi afati i përdorimit ka kaluar. Mund të duket sikur kështu keni kursyer disa të holla, por jo. Përveçse duhet të pastrohen çdo ditë, ato duhen ndërruar çdo tre muaj pasi rrezikoheni nga infeksioni./a.m./noa.al/