Transmetuar më 06-04-2018, 19:51

Shkencëtarët kanë zbuluar një metodë të re për trajtimin e personave që kanë probleme me shikimin e cila deri tani ka rezultuar mjaft pozitive dhe mund të nisë të praktikohet në masë.

Bëhet fjalë për vendosjen e një mikro-impianti në pjesën e brendshme të syrit për personat që kanë shikim të dobët.

Tek pacientja e parë ku u eksperimentua ndërhyrja rezultoi e suksesshme dhe po punohet për perfeksionimin e saj. Bëhet fjalë për një paciente të moshës 69-vjçare e cila kishte probleme të theksuara me shikimin.

Pas implantimit të mikro-impiantit, asaj iu përmirësua shikimi me tre herë më shumë. Kjo teknikë e re konsiston në vendosjen e disa qelizave të reja të shëndetshme retinale tek indet pranë nervit optik.

Kjo bën që të përmirësohet dërgimi i sinjaleve në pjesën e trurit ku formohen imazhet./a.m./noa.al/