Transmetuar më 06-04-2018, 12:23

Lajme të mira për të pasionuarit për makaronat, të cilat mund ta hanë këtë ushqim pa u shëndoshur, siç ishte krijuar bindja prej kohësh.

Përkundrazi, në shumë raste makaronat ndihmojnë në dobësim, me kusht që të konsumohen në sasi të moderuar dhe pa i shoqëruar me lloje të tjera karbohidratesh, në vaktet e tjera të ditës.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim kanadez i Unvieersitetit të Toronto, i zhvilluar pranë spitalit St. Michael’s.

Disa pacientë iu nënshtruan një sërë dietash dhe monitorimesh për tre muaj, ku zbulua se në raport me karbohidratet e tjera, si ato që ndodhen tek buka, makaronat kanë përmbajtje më të paktë sheqeri, shkruan noa.al. Kështu që rezultoi se ata që i konsumuan, pa përdorur gjatë ditës bukë, pësuan humbje të peshës.

Megjithatë studiuesit rekomandojnë që makaronat të konsumohen në sasi të moderuar, duke mos i kaluar 100 gramë porcioni. /a.y/noa.al