Transmetuar më 05-04-2018, 19:09
Publicitet

Një punë kolosale kërkimore ka bërë disa zbulime të rëndësishme për trajtimin e kancerit në të ardhmen. Pas 10 vitesh intensive kërkimesh, shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë atë që njihet si identikiti i kancerit. Janë zbuluar rreth 10 mijë anomali gjenetike të cilat çojnë drejt kancerit.

Kjo përbën një arritje të madhe në hapat drejt zbulimit të kurimit kundër kancerit. Përmes këtij zbulimi mund të përdoren kura më preçize.

Hulumtimi i kryer nga amerikënët e institutit Kombëtar të Shëndetit, është publikuar në 29 artikuj në katër revista shkencore. Plot 300 milionë dollarë u investuan për projektin gjigand të zbulimit të gjenezës së kancerit i quajtur “Atlante”.

“Është një revolucion, tani kemi ‘kartën e dientitetit’ molekular të shumë tumoreve, që do të thotë që më në fund do të shohim në fytyrë armikun e mund ta luftojmë më mirë”, thotë Giuseppe Novelli, profesor në Universitetin e Romës.

“Të shikosh këtë hartë të tumoreve për ekspertët ishte si të shikonin për herë të parë Tokën nga orbita. Më në fund kemi kuadrin komplet të kancerit dhe shohim që kompleksiteti i tij nuk është i pafundëm”, thotë Josh Stuart nga universiteti i Kalifornisë shkruan NOA.

“Atlante” ndihmoi për identifikimin e tre proceseve kruciale që çojnë në zhvillimin e tumorit: mutacionet gjenetike, influenca e ambientit në aktivitetin mbi gjene si dhe ‘truket’ e tumorit për tu vendosur në sistemin imunitar./a.m./noa.al/