Transmetuar më 05-04-2018, 15:54

Përveç politikës, në Serbi edhe instotucionet fetare shpesh janë bërë protagonistë me deklarata provokuese për çështjen e Kosovës.

Ka qenë sërish Patriarku serb Irinej, i cili ka hedhur “shashkën” e radhës.

Në një intervistë për Tv Hram, ai ka deklaruar se “Kisha Serbe e  filloi historinë e saj në atë zonë, ku Patriarkana e Pejës është vendbanimi i patriarkëve serbë dhe Kishës serbe”.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Irinej ka thënë ndër të tjera se nuk e imagjinon dot Serbinë pa Kosovën.

“Nuk mund ta imagjinoj Serbinë pa Kosovën dhe Serbinë pa Deçanin, pa Patriarkanën e Pejës, Graçanicën dhe vende të tjera të shenjta”, ka vijuar ai.

Kjo nuk është hera e parë që përfaqësuesi i një besimi fetar përfshihet në çështje të cilat ndoshta nuk janë edhe aq kompetencë e drejtpërdrejtë e fesë. /k.k/noa.al/