Transmetuar më 03-04-2018, 12:53

Biskotat me banane janë shumë të shijshme për drekën apo pasditen e këndshme me shoqërinë, sidomos për të shoqëruar kafen.

Nëse të kanë mbetur në frigorifer disa banane të pjekura shumë, atëherë ja cila është zgjidhja më e mirë. Me përbërësit bazë dhe pa shumë mundim, receta është gati për pak miniuta.

Përbërësit: 3 banane të mëdha të pjekura mirë, 125 gram gjalpë, 1 filxhan sheqer, 1 e 1/2 filxhan miell ëmbëlsirash, 1/2 filxhan arra kokosi, 1/2 filxhan tërshërë (drithëra të tjera, fakultative).

Përgatitja: Furrën ngrohe paraprakisht në 230 gradë celcius. Fut brenda tavën e pjekjes ku ke shtruar më parë letër alumini të spërkatur me gjalpë.

Gjatë kësaj kohe, përziej në mikser fillimisht gjalpin dhe sheqerin, pastaj bananet. Përzieji edhe për pak sekonda, hidh miellin dhe në fund arrat e kokosit. Përzieji derisa e gjithë masa të bëhet homogjene.

Shpërndarjen e brumit në tavë bëje me një lugë druri duke lënë hapësirë të mjaftueshme që ҫdo biskotë të hapet. Fute tavën në furrë dhe piqi për 10 minuta në temperaturën 200 gradë. Gati për tu servirur.