Transmetuar më 02-04-2018, 19:20

Kryeministri i Kosovës i është përgjigjur Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, mbi akuzat që ky i fundit adresoi për Haradinajn.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka deklaruar se shtetit i tij, as në të kaluarën, dhe as sot nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Turqisë.

Në sinkronizim me këtë, Haradinaj kërkon që edhe në çështjet e Kosovës nuk duhet të ndërhyjë askush.

“Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Turqisë, as në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen, por po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do të mund t’i bëjë dikush në emër tonë në Kosovë, kemi me i bërë vetëm ne kur i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë”, ka thënë Haradinaj. /k.k/noa.al/

Reagimi i plotë:

Duke përkujtuar Gjergj Skenderbun dëshmojmë se i kemi rrënjët e thella, edhe Kosova dhe krejt shqiptarët kudo që janë. Për ata që prej larg na gjykojnë, e para që mund t’i them se nuk na njohin atëherë, iu mungon njohja për shqiptarët, në trojet e tyre, në atdheun e tyre, bëjnë mirë me na njoft, se kurrë nuk është në traditën tonë me hi në punët e shtëpisë të dikujt tjetër. Kosova dhe unë s’kemi hyrë në punët e brendshme të Turqisë, as në të kaluarën, as sot, as në të ardhmen, por po ashtu punët tona të shtëpisë nuk do të mund t’i bëjë dikush në emër tonë në Kosovë, kemi me i bërë vetëm ne kur i bëjmë ne. Këtë le ta dinë të gjithë.