Transmetuar më 02-04-2018, 19:03

Në një protestë të organizuar nga artistët, për të kundërshtuar projetin e ri të Teatrit Kombëtar, aktori i madh Robert Ndrenika edhe njëherë ngriti shqetësimin e ndërtimit të institucionit kulturor në bashkëpunim me privatin.

Ndrenika tha se nëse Kryeministrit e pëlqen bashkëpunimin publik-privat, atëherë le të bëjë teatro provate.

Ai u shpreh se kërkon mendimin e presidentit Ilir Meta, dhe e ftoi që të prononcohej për debatin e hapur në lidhje me Teatrin Kombëtar.

“Duam edhe mendimin e Presidentit të Republikës për këtë çështje, duhet ta bëjë shteti teatrin apo jo? PPP po të ketë dëshirë le të bëjë teatro private sa të dojë. E kam parë këto ditë më vëmendje këtë sallë që është lyer dhe këtë që nuk është lyër.

Kjo që nuk është vënë asnjë gozhdë për këtë, unë ju siguroj se kjo do të qëndrojë edhe 70 vite të tjera. Unë them të presim edhe 2 vjet, se ne nuk e heqim dot. Se ai do PPP se nuk ka nga vete. Të prëism dhe pastaj të vazhdojmë punën këtu.

Mbasi të PPP-jë ai, ne të mendojmë të bëjmë dhe të zgjedhim rrugën që duhet. Të paktën të na lerë të qetë”, tha Ndrenika. /k.k/noa.al/