Transmetuar më 02-04-2018, 09:57
Publicitet

Vagina është një prej pjesëve më delikate në trupin e një femre. Jo vetëm për shkak të ekspozimit të mundshëm ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, por edhe sepse në atë zonë ndodhet aparati urinar.

Kështu që infeksioneve të natyrës seksuale, mund ti shtohen edhe ato të traktit urinar, jo vetëm clamidia por edhe kistet dhe shumë të tjera. Kështu që ka një sërë veprimesh që nuk duhen nënvlerësuar për të garantuar shëndetin e vaginës dhe për të parandaluar infeksionet.

Ndryshimi i temperaturës- Kistet janë ndër patologjitë më të shpeshta. Një prej arsyeve që mund të shkaktohen, është ndryshimi i shpeshtë i temperaturës. Por edhe stili i jetës dhe dieta ushqimore. Në format më të lehta mund të trajtohen me medikamente, ndërsa në ato të rënda me ndërhyrje.

Detergjentët agresivë- Përdorimi i detergjenteve shumë agresivë, aromantik, apo dhe larjet e shpeshta janë veprime të gabuara. Vagina është e mësuar me një florë bakteriale e cila mbron nga agjentët patogjen dhe kjo florë shkatërrohet nga larjet e shpeshta. Shpesh flora bakteriale bie në shtatzëni edhe pa arsye dhe për këtë arsye rrezikohen infeksione.

Majatë- Një nga infeksionet më të zakonshme është clamidia, e cila mund të përkeqësohet për shkak të ushqimeve të pasura me maja. Clamidia mund të shfaqet për shumë arsye, mes të cilave shkaku kryesor është marrja gjatë një raporti seksual të pambrojtur. Por në momentin që kurohet një clamidia është mirë që të ndiqet një regjim ushqimor pa maja. Thënë ndryshe, pica dhe birra duhen harruar për ca kohë.

Mbathjet tyl- Në shtrat është mirë të mos mbahen mbathje, ose ti ndërroni pasi keni shpëlarë zonën intime. Kjo pasi mbathjet mund të pengojnë tharjen e mukozës, e sidomos kur janë prej tyli, material që nuk ndihmon në këtë drejtim, shkruan noa.al. Gjithashtu mund të krijojnë një mikro-ambient për zhvillimin e baktereve të këqija. E njëjta gjë vlen edhe për xhinset shumë të ngushta.

Mungesa e seksit- Vagina është një zonë tejet elastike e trupit tonë dhe seksi shërben si stërvitje. Thënë ndryshe, vagina është një muskul që duhet stërvitur. Kështu që pas një periudhe mungese seksi, duhet rinisur ritmi gradualisht. Jo vetëm për çështje elasticiteti por edhe sepse lubrifikimi zvogëlohet ndjeshëm. /a.y/noa.al