Transmetuar më 01-04-2018, 08:44

Një avion ushtarak është gjetur i rrëzuar në Preshevë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, e diel.

Më konkretisht avioni është gjetur në fshatin Osllarë të Preshevës, nga banorët e zonës, të cilët ende pa zbardhur dita e sotme kanë dëgjuar një zhurmë të fortë.

Ky rrëzim vjen pak ditë pas të mërkurës, ku mbi Luginën e Preshevës fluturuan disa avionë luftarakë serb, në distancë të ulët ajrore, fare pranë kufirit me Kosovën.

Fluturimet me avion mbi Preshevë ndodhën pas arrestimit në Kosovë, të zyrtarit serb Marko Gjuriç.

Megjithatë mbetet ende i paqartë numri i viktimave, për shkak të djegies thuajse të plotë të avionit. /a.y/noa.al Provokim nga ajri, avionë serbë fluturojnë mbi Preshevë