Ëmbëlsira e të dielës, kek me arra e çokollate të shkrirë
Transmetuar më 31-03-2018, 13:57

Kek me arra dhe çokollatë është një ëmbëlsirë shumë e thjeshtë dhe tradicionale, nga e cila nuk i shpëton asnjëherë tundimit për ta riprovuar. Merr shumë pak kohë për ta përgatitur dhe mund ta ruani edhe për ditën e nesërme.

Përbërësit: 4 kokrra vezë, 1 gotë uji me sheqer, 1 filxhan çaji me qumësht,1 filxhan çaji me vaj luledielli 2 gota uji me miell 1 paketë me sheqer vanilje 1 paketë me pluhur pjekje, 1 gotë uji me arra të grira, çokollatë e shkrirë.

Përgatitja: Fillimisht do të rrahim vezët me sheqerin. I rrahim deri sa të na bëhet masa si vezë e rrahur. Më pas do të hedhim qumështin, vajin, miellin, sheqer, vanilje, pluhurin për pjekje dhe i trazojmë mirë deri sa të na dali një masë kremozo.

Hedhim arrat dhe e trazojmë që arrat të na përhapen mirë në gjithë masën e bërë. Para se të hedhim masën e përgatitur lyejmë tavën me gjalp. Do ta ndajmë masën e përgatitur në tre pjesë. Fillimisht do hedhim shtresën e parë dhe mbi të do të hedhim çokollatën të shkrirë si të dëshironi ju.

Merrni një stikadent dhe e hapni çokollate e shkrirë. Kështu do veproni deri sa të hidhni të tre pjesët. Sipër spërkateni përsëri me cokollatë të shkrirë dhe formoni figurat si të dëshironi. E fusni në furrë dhe do ta piqni në temperaturën 170 gradë deri sa të marri ngjyrën që dëshironi.

Merrni një pirua dhe shikoheni që ka kulluar apo jo. Në qoftesë piruni nuk bëhet me brumë atëherëë keku është pjekur. Në këtë moment është gati për tu servirur./b.l/noa.al/