Transmetuar më 30-03-2018, 11:43

Një pjesë të mirë të kohës dashur padashur e kalojmë në rrjetet sociale të cilat janë kthyer në një pjesë të pandarë tonën, por realisht e vrasim mendjen për privatësinë tonë.

Shpesh herë kemi lexuar lajme për faktin se po “spiunohemi” nga Facebook, Instagram, Whatsapp e shumë të tjera, duke u cënuar kështu privatësia jonë, por deri tani nuk janë marrë ende masa për fat të keq.

Tashmë një aplikacion po e ndryshon lojën duke na lejuar të përdorim të gjitha ato të dhëna që këto aplikacione ruajnë për të spiunuar të gjitha kontaktet që keni në WhatsApp.

I disponueshëm tashmë në iOS, Chatwatch përfiton nga funksioni i statusit offline i cili u lejon miqve të dinë se kur jeni të gatshëm për të folur.

Duke përdorur këto të dhëna, aplikacioni mund t’ju tregojë se sa shpesh miqtë tuaj e kontrollojnë WhatsApp, madje mund të kuptojnë se kur ata shkojnë për të fjetur e kur janë zgjuar në mëngjes.

Edhe më mbresëlënës është fakti që Chatwatch mund të kombinojë të dhënat e WhatsApp të dy kontakteve të caktuara së bashku për të kuptuar nëse personat po flasin së bashku.

Chatwatch filloi fillimisht në iOS, por u tërhoq më vonë nga App Store nga Apple për arsye ende të paspecifikuara. Aktualisht ai është në dispozicion edhe për Android, dhe zhvilluesit po punojnë aktualisht edhe në një version për në ueb./b.l/noa.al/