Transmetuar më 29-03-2018, 19:05
Publicitet

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un zhvilloi vizitën e parë jashtë vendit prej kohës kur erdhi në pushtet në vitin 2011.

Ai vizitoi Kinën, aleaten kryesore të Koresë, ku u takua me presidentin Xi Jingping.

Në fillim vizita ishte plot mister pasi nuk kishte asnjë konfirmim nga palët, por më vonë gjithçka u konfirmua si nga Kina ashtu edhe Korea e Veriut.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e mediave botërore ishte mjeti me të cilin Kim udhëtoi në Kinë. Ishte një tren që rrallë e kemi dëgjuar të përdoret nga liderat botërorë.

Por veçse ai nuk është një tren dosido. Ai është plot luks dhe i blinduar mbi të gjitha. Ky tren ka plot 90 vagona, dhe shoqërohet nga dy trena të tjerë me roja.

Shpejtësia e trenit është vetëm 60 km/h pasi është shumë  i rëndë. Treni ka brenda teknologji të lartë edhe pse dihet shumë pak për të.

Kim vendosi të lejojë kamerat brenda tij teksa ndodhej në Kinë./a.m./noa.al/