Transmetuar më 29-03-2018, 17:08
Publicitet

Për këtë recetë biskota, duhen vetëm tre përbërës dhe 30 minuta. Rezultati është fantastik!

Përbërësit për 4 persona: 160 gram miell, 180 gram nutella (]okokrem), një kokërr vezë.

Përgatitja e biskotave

Në një enë hidhni të tre përbërësit dhe i përzieni derisa të arrini një masë homogjene.

Krijoni top të vegjël me brumin e formuar dhe i vendosni në një tavë me letër kuzhine duke i shtypur pak.

I pjekim në furrë për 8-10 minuta në temperaturën 170°C. Pasi janë pjekur, spërkateni me sheqer pluhur!