Transmetuar më 29-03-2018, 12:40
Publicitet

Forma e organit gjenital mund të ndikojë në shëndetin e meshkujve dhe janë disa persona specifikë që rrezikojnë të preken nga kanceri.

Është kjo ajo që thuhet në një studim amerikan të Universitetit të Texas, ku thuhet se forma e organit gjenital ndikon shumë në shëndet.

Kush e ka organin gjenital të harkuar ka 40% më shumë mundësi që të preket nga kanceri në testikuj dhe 29% mundësi për tu prekur nga melanoma, kanceri i lëkurës.

Po ashtu rrezikon 40% më shumë që të preket nga kanceri i stomakut. Pasja e organit gjenital të shtrembër, njihet si sëmundja e ‘Peyronie’ dhe prek 7% të meshkujve.

Ata që vuajnë nga ky deformim, duhet të bëjnë kontrolle më të shpeshta në raport me të tjerët, pasi rreziku për t’u prekur nga kanceri është më i madh.

Por nuk mbaron me kaq, edhe fëmijët e meshkujve me deformim të tillë, rrezikojnë po njëlloj që të preken nga tumori, shkruan noa.al. Shpesh sikleti për t’u vizituar, për disa pacientë i rrezikon seriozisht, ndaj ekspertët këshillojnë kontrolle të rregullta te mjeku androlog. /a.y/noa.al