Transmetuar më 29-03-2018, 08:23
Publicitet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të enjteje, me pamjet e një rruge të re.

Ai ka publikuar në Facebook, një video me pamje nga rruga e re Cërrik- Belsh- Kuçovë.

Rama thotë se kjo rrugë, çel një kapitull të ri për ekonominë e këtyre zonave.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje panoramike nga rruga e re Cërrik- Belsh- Kuçovë që çel një kapitull të ri për ekonominë e të gjithë kësaj zonë fantastike me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më poshtë gjeni dhe pamjet e publikuara nga kreu i qeverisë. /a.y/noa.al