Transmetuar më 28-03-2018, 20:13

Qeveria greke njoftoi sot se kryeministri Cipras e ka anuluar vizitën e tij në Shqipëri në vigjilje të pashkëve ortodokse, ashtu sikundër kishte rënë dakord.

Qeveria greke tha të mërkurën se Cipras e ka anuluar pa afat vizitën e tij në Shqipëri, për arsye që zyrtarisht nuk u bënë të ditura.

Cipras kishte planifikuar që nga 6 deri më 8 prill të qëndronte në Shqipëri për një vizitë treditore, me ftesë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Cipras do të qëndronte në një rezidencë të siguruar nga z.Rama, në Korçë, bashkë me familjen e tij dhe me një ekip të ngushtë pune nga qeveria.

Cipras kishte planifikuar që të kremtonte Pashkët në Korçë si dhe të zhvillonte bisedime me Edi Ramën.

Por kjo axhendë u anulua sot dhe po sot, u njoftua mbërritja nesër e MPJ grek Kotzias për një vizitë të jashtëzakonshme në Tiranë, për katër orë. /a.b/noa.al/