Transmetuar më 27-03-2018, 20:24

Dy miliardë persona nuk kanë akses për furnizim të shpejtë me ilaçe.

Duket se për shpërndarjen e medikamenteve po gjenden mënyra nga më të ndryshmet duke shfrytëzuar zhvillimin teknologjik.

Një mjet që po i vjen në ndihmë njerëzve është droni Zipline.

Ai është i pari mjet që ka ngritur një sistem kombëtar për furnizimin me medikamente.

Ai është mjaft e nevojshëm në zona të vështira si Afrika. Inxhinieri Keller Rinaudo e ka  projektuar dronin për transportimin e qeseve të gjakut deri në 120 kilometër distancë.

Në vitin 2016 qeveria e Ruandës nënshkroi një kontratë për 15 dronë të cilët do të kryejnë të paktën 150 dërgesa në ditë në zona të vështira./a.m./noa.al/