Transmetuar më 27-03-2018, 20:17

Nga Ylli Manjani

Lajmet e çdo dite na informormojnë se:

Opozita kërkon arrestimin e Saimir Tahirit.

Qeveria arreston Fran Frrokajn dhe ish zyrtarë që janë në opozitë.

Mediat ekspozojnë pa asnjë pengesë prova dhe ngjarje që duhet ti përdorë prokuroria gjatë hetimeve.

Masat e arrestit merren pas asnjë kriter. Show publik i garantuar…

Ambasadorët flasin për “peshq” e “butakë” por jo për gjitarët e krimit.

Ndërkohë baza Kushtetuese e ligjore na mëson se:

Sistemi politik nuk mund të quhet demokratik kur opozita kërkon arrestime dhe qeveria kryen arrestime!

Arresti, gjykimi dhe dënimi janë detyra ekskluzive të drejtësisë.

Sa herë fut hundën politika (qeveria ose opozita) në punët e drejtësisë, sistemi quhet jo demokratik!

Në sistemin jo demokratik, kur pushteti politik sundon, sistemi quhet Diktaturë.

Kjo llogjikë parimore vlen për të gjithë njësoj, pushtetare, opozitarë e qytetarë të thjeshtë.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al