Transmetuar më 27-03-2018, 14:13

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaron se nuk do të dorëhiqet pavarësisht daljes nga qeveria të Listës Serbe.

“Kemi pasur një partneritet të mirëfilltë me ta, veprimi i djeshëm nuk ka qenë kundër ndonjë zyrtari të Serbisë por vetëm ndaj atyre që e kanë thyer ligjin. Është zbatuar ligji dhe ai duhet të zbatohet. Shpresoj që Lista Serbe të reflektojë. Do të vazhdoj punën, s’ka rënie të qeverisë”, u shpreh Haradinaj në një konferencë për mediat mesditën e sotme.

Ndërkohë arrestimin e zyrtarit serb, Marko Gjuriç ai e cilëson si një veprim të pashmangshëm, ndonëse të papëlqyeshëm.

“Nuk kishte alternativë tjetër sepse ai kishte hyrë ilegalisht në Kosovë. E konsiderojmë diçka të pashmangshme”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës.

Haradinaj sqaroi se ka qenë Ministria e Jashtme ajo që ka marrë vendimin për arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

“Ministria e Jashtme ka marrë një vendim. Ka anuluar vizitën, ia ka refuzuar. Kanë qenë 72 orë. Sikur Gjuriç të kishte pritur, mund të vinte pa problem”, tha Haradinaj. /a.y/noa.al

Arrestimi i Gjuriç, serbët largohen nga qeveria e Kosovës

Pas arrestimit vendoset deportimi i Gjuriç në Serbi

Arrestimi i Gjuriç, Vuçiç telefonon presidentin rus Putin

Momentet dramatike kur forcat speciale ndërhyjnë për arrestimin e Gjuriç

Momentet kur policia e Kosovës merr “zvarrë” Gjuriç

Tensionohet situata, policia kosovare arreston Marko Gjuriç në kufi