Transmetuar më 27-03-2018, 13:16

Një ditë pas arrestimit të Marko Gjuriçit në Mitrovicë, grupimi i deputetëve serbë në Kosovë ka marrë vendimin ekstrem.

Në një dalje për mediat kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç tha se ata nuk do të jenë pjesë e qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Deklarata e Rakiç erdhi pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

“Pas ngjarjeve të djeshme në Mitrovicë dhe dhunës ndaj përfaqësuesve të Republikës së Serbisë, ne si përfaqësues legalë të serbëve në Kosovë nuk mund të jemi memecë ndaj kësaj, ajo çfarë ndodhi dje vërtet për ne ishte e tmerrshme, arsyetimi i tyre që nuk pranuan kërkesën e Gjuriç për vizitën në territorin tonë ishte absurd.

Dua të them se Lista Srpska do të dalë nga qeveria dhe ata nuk do ta kenë më përkrahjen tonë, e dimë se ata do të bashkohen rreth interesave të veta, sidomos kundër serbëve ata bashkon lehtë, por do të bashkomi edhe ne”, tha ai. /m.sh/noa.al/