Transmetuar më 26-03-2018, 19:10

Policia e Kosovës arrestoi sot politikanin serb Marko Gjuriç, i cili njihet si drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën.

Arrestimi i tij u bë pasi hyri në mënyrë të jashtëligjshme në territorin e Kosovës.

Ai u ndalua nga forcat speciale brenda një godine ku po mbante takim me serbët e Veriut.

Në momentet kur specialët ndërhyjnë, duket që ata hasin në rezistencën e disa civilëve serbë që tentojnë t’i pengojnë.

Policia hedh gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës dhe më më pas ndërhyn brenda për të ndaluar Gjuriç./a.m./noa.al/