Transmetuar më 24-03-2018, 17:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë ku një i moshuar ka humbur jetën pasi u rrëzua nga shkallët.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çukë ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet L.D. 65-vjeç.

NOA mësoi nga burimet në polici se i moshuari është rrëzuar nga shkallët në hyrje të banesës pasi ishte në gjendje të dehur.

Ndërkohë, materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë, si ngjarje aksidentale./a.m./noa.al/