Transmetuar më 24-03-2018, 16:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë rreth orës 14:30 në rrugën "Daniel Ndreka" ku 55-vjeçarja Fane Dauti humbi jetën pasi u rrëzua nga kati i tretë.

Raportohet se gruaja u rrëzua nga ballkoni.

Paraprakisht raportohet se ngjarja ishte aksidentale por gjithsesi policia po kryen veprime hetimore për zbardhjen e plotë të tragjedisë.

Ndërkohë, në familjen e gruas vetëm një javë më parë ndodhi një fatkeqësi.

Bashkëshorti i viktimës së sotme humbi jetën një javë më parë. Ruzhdi Dauti ndërroi jetë pas një infarkti./a.m./noa.al/