Transmetuar më 24-03-2018, 16:14

Shkencëtarët janë shumë pranë prodhimit të një pilule efektive kontraceptive për meshkujt.

Nëse deri më sot pilulat e prodhuara shkaktonin shumë efekte anësore të pariparueshme, pilula e fundit duket se ka dhënë rezultate optimiste.

Zbulimi është bërë nga një grup shkencëtarësh australianë dhe për eksperimentet fillestare ajo është testuar te minjtë ku ka dhënë rezultat.

Sipas hulumtuesve, ilaçi i ri vepron te sperma e mashkullit duke bërë të mundur parandalimin e qëllimit të spermatozoidit. Suksesi i studimit të kryer te minjtë rrit optimizmin dhe shmë shpejt do të kryhen eksperimente edhe te njerëzit./a.m./noa.al/