Transmetuar më 24-03-2018, 15:51

Kryeministri Grek Aleksis Tsipras ka dekalruar se vendi i tij mbështet çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Por ai theksoi se të dyja vendet duhet të përmbushin më parë kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian.

“Qëndrimi ynë është konstant. Hapja e negociatave për anëtarësim me këto dy vende do të jetë e mundur vetëm nëse do të përmbushen gjithë kushtet dhe kriteret e dakorduara nga Këshilli i Bashkimit Europian”, deklaroi kryeministri grek.

Këtë deklaratë ai e dha pas një takimi informues me homologët e tij të BE lidhur me negociatat që Greqia po zhvillon me shqipërinë dhe Maqedoninë për çështjet pezull mes vendeve.

“Pata rastin t’i informoj drejtëpërdrejtë homologët e mi mbi negociatat që po zhvillojmë në kohë reale, me Shqipërinë, por edhe me Maqedoninë”, tha Tsipras gjatë konferencës për shtyp. /a.m./noa.al/