Transmetuar më 24-03-2018, 15:35

Ylli i Realit të Madridit Cristiano Ronaldo është në telashe serioze. Portugezi rrezikon një dënim me 10 vite burg për akuzën e evazionit fiskal.

Mediat spanjolle raportojnë se ka nsiur një hetim i thelluar ndaj lojtarit portugez, pesë herë fitues i “Topit të Artë”. Ai akuzohet për të paktën katër shkelje ligjore sipas asaj që raporton “Cadena Ser”.

Kjo media ka komunikuar m avokatët e Ronaldos të cilët konfirmojnë ngritjen e akuzave. Sipas burimit të mësipërm, Ronaldo akuzohet se ka shkaktuar një dëm prej 14.7 milionë eurosh në 4 vite.

Ronaldo është akuzuar edhe më parë për evazion fiskal./a.m./noa.al/