Transmetuar më 24-03-2018, 14:52

Vetëm një javë pasi solli në jetë Adian, vajzën që i ka ndryshuar rrënjësisht jetën, prezantuesja e njohur shqiptare e cila prej disa kohësh është zhvendosur për të jetuar në Gjenevë të Zvicrës, shfaqet për herë të parë pas lindjes.

Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Floriana Garo shkëlqen me plot kuptimin e fjalës! Ka vendosur që të mos e shpenzojë e mbyllur në shtëpi, një ditë plot diell në Gjenevë, ndaj dhe në harmoni me motin e natyrën, ajo i është gëzuar kësaj dite të shtune në mënyrën e saj.

Me një pallto në nuancë lejla, me çantën e lëkurës në dorë, me aksesorë elegant dhe një portret që rrëzëllen nga buzëqeshja, Floriana sapo na konfirmoi se mëmësia është një nga gjërat më të bukura që i ka ndodhur në jetë.

Floriana Garo indi në maternitetin e spitalit të Gjenevës, pranë partnerit të saj Enis Daci. Prej disa muajsh, Floriana ishte zhvendosur në Zvicër tek babai i vajzës së saj.

Floriana është e angazhuar në dy biznese që ka hapur së bashku me Enisin, një dhomë tregtare dhe një sallon flokësh për meshkuj dhe femra në qytetin e Gjenevës./b.l/noa.al/